Sport

? Arrihet marrëveshja, Man.United zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

6 Prill 2022, 20:20 Nga DOSJA
? Arrihet marrëveshja, Man.United zgjedh trajnerin e ri për sezonin e

ANGLI- Erik ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Manchester United për sezonin e ardhshëm.Revolucioni po afron për Djajtë e Kuq, të cilët pas përfundimit të epokës së Fergusonit kanë parë shumë trajnerë të kalojnë në stolin e tyre, nga Mourinho te Van Gaal, duke kaluar nga trajneri aktual Rangnick.

Marrëveshja mes Ten Hag dhe Manchester United është afër dhe 1.7 milionë euro do ti paguhen Ajax si formë kompensimi. Drejtuesit synojnë të nisin një cikël me Ten Hag dhe t’i japin kohën e nevojshme holandezit për të aplikuar sistemin e tij të lojës ndërkohë që mundësia do të jetë edhe për të rinjtë, të cilët 52-vjeçari ka treguar se di t’i menaxhojë më së miri te Ajax.

Ndërkaq, te United kanë nisur punën edhe për të gjetur ndihmësin e Ten Hag dhe profili që pëlqehet më së shumti është ai i Steve McClaren. Ky i fundit njihet mirë me Ten Hag pasi në kohën kur trajnonte në Eredivise në sezonin 2008-2009 Tëenten, kishte ndihmës pikërisht holandezin që pritet të marrë në dorëzim “çelësat” e United.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport erik ten hag manchester united erik ten hag manchester united

Sondazh

Poll