Politike

Ristani tregon argumentin: Gjykata njohu 11 dhjetorin për shkak të firmave

6 Prill 2022, 17:56 Nga DOSJA
Ristani tregon argumentin: Gjykata njohu 11 dhjetorin për shkak të

TIRANË– Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, ka thënë se Gjykata e Tiranës ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha në bazë të votave që janë mbledhur. I ftuar në “ABC”, ai theksoi se në Kuvend çdo anëtar përveç kartës së anëtarësisë kishte dhe kartën e identitetit duke mos lënë vend për aludime.

“Kuvendi i 11 Dhjetorit u mblodh siç e dini mbi bazën e një përcaktimi statutor të PD, në rastin kur është nevoja për Kuvendin, i njihet e drejta anëtarësisë. Mbi këtë bazë Kuvendi u mblodh. Në bazën e statutit u mblodhën mbi normën mbi 4200 firma. Më pas u zhvillua Kuvendi ku çdo anëtar mori kartën e anëtarësisë krahas kartës së identitetit. 4200 firma të shoqëruara me kartën e anëtarësisë bashkë me kartën e identitetit dhe më pas votimi ku janë mijëra votues që kanë vendosur firmën dhe kartën e identitetit, i gjithë ky dokumentacion është paraqitur në Gjykatë, kjo bëri që Gjykata ta cilësoi të vlefshme Kuvendin dhe solli regjistrimin,”- tha Ristani. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ristani arben ristani

Sondazh

Poll