Politike

Merret vendimi! Bashkia Tiranë shtyn pagesat për taksat e bizneseve

6 Prill 2022, 17:36 Nga DOSJA
Merret vendimi! Bashkia Tiranë shtyn pagesat për taksat e bizneseve

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Vendimi ka kaluar në mbledhjen e zhilluar sot, ku gjithashtu është miratuar edhe shtyrja e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore deri në datën 20 maj 2022.

Gjithashtu Këshilli miratoi dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022. Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i mirëpritur për të gjitha bizneset.

“Më duket diçka e arsyeshme, edhe për faktin se me kostot e rritura të disa shpenzimeve, siç mund të jetë nafta apo shpenzime të tjera, i jep biznesit një muaj frymëmarrje, për të mos i vënë nën presion për të kapur afatet. Besoj se është lajm i mirëpritur nga të gjithë,”- deklaroi Veliaj.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia tirane erion veliaj bashkia tirane erion veliaj

Sondazh

Poll