Politike

Rama dërgon sërish gazetaren për ‘riedukim’, Meta: Unë po ju pyes mos kini kaq frikë

6 Prill 2022, 17:22 Nga DOSJA
Rama dërgon sërish gazetaren për ‘riedukim’, Meta:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë ‘stoik’ vendimit të tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetares së Syri TV Ambrozia Meta. Jashtë selisë rozë, Rama po iu përgjigjej gazetarëve, por pyetjen e Metës nuk pranoi ta dëgjonte. Pavarësisht këmbënguljes së gazetares për të bërë një pyetje, kryeministri përmendi sërish fjalën ‘riedukim’ drejtuar saj, referuar deklaratës që bëri me 30 mars.

Pjesë nga biseda:

Ambrozia: Unë po ju pyes mos kini kaq frikë.

Rama: Riedukim!

Ambrozia: Po mund të mos përgjigjeni

Rama: Rieduktim! Riedukim.

Më 30 mars, Rama e dërgoi gazetaren Meta për riedukim për 60 ditë, duke e përjashtuar nga mundësia për t’i bërë pyetje gjatë kësaj periudhe. Ky veprim u dënua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkoi rezolutë në Kuvend për aktin. 

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambrozia meta asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama ambrozia meta asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama

Sondazh

Poll