Politike

Zv.ambasadori amerikan shkon me marinsat tek shkolla “Turgut Ozal”

6 Prill 2022, 17:53 Nga DOSJA
Zv.ambasadori amerikan shkon me marinsat tek shkolla “Turgut Ozal”

TIRANË– Zv.ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”. Në postimin e tij në faqen zyrtare të Amasadës Amerikane, janë nxjerrë pamjet edhe të grupit të marinsave që e shoqëronin zv.ambasadorin në takimin e tij.

“Nxënësit e shkollës Turgut Ozal së fundmi mësuan për punën e diplomatëve amerikanë dhe marinsave amerikanë gjatë një takimi me Zëvendës Shefin e Misionit Demian Smith dhe oficerë të tjerë nga Ambasada Amerikane në Tiranë,”-shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

Students from the Turgut Ozal school recently learned about the work of U.S. diplomats & U.S. Marines during a gathering with Deputy Chief of Mission Demian Smith & other officers from U.S Embassy Tirana ?https://t.co/NAicdvX8Ul pic.twitter.com/r5HD8eeJRM

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 6, 2022

Shkolla “Turgut Ozal” është një ndër më të njohurat në vendin tonë, por kohët e fundit është përmendur shumë edhe për aspektin jashtë kurrikulave shkollore. Presidenti turk Recep Tajiip Erdogan ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama mbylljen e tyre, me pretendimin se ato janë ngritur nga personi përgjegjës për grushtin e shtetit, Fetullah Gylen.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike demian smith turgut ozal demian smith turgut ozal

Sondazh

Poll