Politike

Ambasadori shqiptar në OKB tregon marrëdhëniet me homologun rus: Të vështira jashtë sallës

6 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Ambasadori shqiptar në OKB tregon marrëdhëniet me homologun rus:

TIRANË– Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, është shprehur se sa i përket viktimave civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.

Por si i ka ai marrëdhëniet me ambasadorin e Rusisë në OKB? Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Ferit Hoxha tha se në sallën e OKB-së raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.

Megjithatë theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.

Blendi Fevziu: Me ambasadorin rus si i ke marrëdhëniet?

Ambasadori Ferit Hoxha: Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot. 

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferit hoxha ferit hoxha

Sondazh

Poll