Politike

S’mjaftohet me Tiranën, Veliaj nis betonizimin e rrethinave, merr në dorëzim Ndroqin

6 Prill 2022, 18:10 Nga DOSJA
S’mjaftohet me Tiranën, Veliaj nis betonizimin e rrethinave, merr

TIRANË– Bashkia Tiranë nuk do të ndalet me ndërtimet brenda zonës së qytetit, por do ta zgjerojë ‘aktivitetin’ edhe në rrethina. Dhe bëhet fjalë pikërisht për njësinë administrative të Ndroqit. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për ta shpallur Ndroqin ‘zonë e re në zhvillim’ që u jep ‘dritën jeshile’ ndërtimeve. Dhe Bashkia e Tiranës është institucioni që e ka marrë në dorëzim. Çfarë ka ndërmend të ndërtojë Erion Veliaj në këtë zonë?

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.83, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NDROQ, BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, e 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia tirane erion veliaj bashkia tirane erion veliaj

Sondazh

Poll