Politike

‘Thithim talente e rekordmenë’, vendimi për dhënien e nënshtetësisë shqiptare (Kushtet)

6 Prill 2022, 20:01 Nga DOSJA
‘Thithim talente e rekordmenë’, vendimi për dhënien e

TIRANË– Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që t’u jepet nënshtetësi shqiptare të huajve. Bëhet fjalë për persona që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë. Sipas Çuçit, ky vendim mund të bëjë që vendi ynë të ‘thithë’ talente dhe rekordmenë.

“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare,”- tha Çuçi.

Pak orë pas kësaj deklarate është zbardhur edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen rregullat që duhen ndjekur për të përfituar nënshtetësinë shqiptare, si dhe kriteret që duhen plotësuar.

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE TË APLIKIMIT, TË RREGULLAVE TË KRYERJES SË VERIFIKIMEVE DHE KONTROLLEVE TË NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE PËR KONTRIBUT TË VEÇANTË NË FUSHËN E ARSIMIT, SHKENCËS DHE SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.113/2020, “Për shtetësinë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I PËRKUFIZIME

Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

ç) “Kontribut me interes në fushën e sportit”, rezultatet e dallueshme, të matshme dhe të konfirmuara nga autoriteti kompetent i vendit përkatës apo ndërkombëtar për rezultatet në fushën e sportit;

KREU II KRITERET PËR APLIKIM

Ka të drejtë të kërkojë për t’u përfshirë në programin e veçantë të shtetësisë, shtetasi i huaj (në vijim, kërkuesi), që plotëson kriteret e mëposhtme:

ç) Nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik të Republikës së Shqipërisë;

ë) Provon kontributin e veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit, si dhe arritjet e veçanta të tij pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, shkencën dhe sportin;

KREU III

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR FORMËN DHE PARAQITJEN E KËRKESËS PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE

KREU IV DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJEN E KËRKESËS PËR SHTETËSI

ç) Certifikatë familjare e kërkuesit;

ë) Deklaratë se do të banojë në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë për të paktën 3 (tre) muaj gjatë 5 (pesë) vjetëve nga aprovimi i kërkesës;

iii. 2 (dy) rekomandime nga personalitete të fushës së sportit, të vendit të origjinës dhe/ose të shtetit shqiptar, i spikatur në disiplinën përkatëse për të cilën individi kërkon të fitojë shtetësinë shqiptare.

KREU V

PROCESI I VERIFIKIMIT DHE I VLERËSIMIT TË KËRKESAVE PËR SHTETËSI

KREU VI

DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe ministri përgjegjës për arsimin, shkencën dhe sportin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi këshilli i ministrave bledi çuçi këshilli i ministrave

Sondazh

Poll