Politike

“Një maloke më pak!” Rikthehet Berisha! Paralajmëron protestën e parë: Kundër racizmit

6 Prill 2022, 19:25 Nga DOSJA
“Një maloke më pak!” Rikthehet Berisha! Paralajmëron

TIRANË– Rikthehen protestat nga ish-kryeministri Sali Berisha! Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën me dije se protesta do të zhvillohet më 8 prill, në orën 12:00, tek Rruga e Kavajës, pranë ish-Ministrisë së Kulturës, përballë zyrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas Berishës, kjo protestë do të jetë kundër kundër diskriminimit racor, fetar e krahinor.

‘Protestë e fuqishme qytetare kundër diskriminimit racor, fetar, krahinor nga zyrtarët bandit të narkoshtetit të Edi Ramës!’, shkruan Berisha në Facebook.

Kjo protestë ka marrë nismën nga skandali që shpërtheu në Vetting, pasi kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj publikoi disa mesazhe në të cilas sipas saj, Genta Bungo e quante ‘maloke’ dhe kërkonte shkarkimin e saj. ‘Një maloke më pak’, shkruhej në mesazhin që lexoi Imeraj.

(fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll