Politike

Rama: Kundërshtarët nuk ekzistojnë, ata janë copë e çikë. Problemi jemi ne

6 Prill 2022, 17:15 Nga DOSJA
Rama: Kundërshtarët nuk ekzistojnë, ata janë copë e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer “kritikat” ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama tha se maxhoranca ka përgjegjësinë për të zgjedhur sipas tij një president normal, pasi kjo është hera e parë që i ka të gjitha votat e nevojshme. Sipas tij, grupi i mandatuar nga PS por diskuton me opozitarët, të cilët nuk i konsideron më as si kundërshtarë politikë. Për Ramën kundërshtari më i madh i PS, është vetë PS-ja.

Për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, a ka një angazhim Partia Socialiste për të bërë një president konsensual në një diskutim me Partinë Demokratike zyrtare drejtuar nga Enkelejd Alibeaj?

Kryeministri Edi Rama: Sapo kemi mbaruar një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, në vigjilje të Kongresit të Partisë Socialiste, i cili do të jetë një Kongres në një kontekst të jashtëzakonshëm për shkak të kohës që jetojmë dhe do të jetë një Kongres ndryshe nga gjithë Kongreset e mëparshëm, me një format të ri, në funksion të një hapjeje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë.

Sigurisht që do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë por do të kemi të gjithë disponimin dhe po bëjmë atë që duhet, për të pasur të ftuar që të përfshihen në debatet tona, në kërkim të një gjallërimi të debatit jo vetëm brenda familjes sonë politike, por gjallërimit të debatit të shëndetshëm me një frymë të shëndetshme kritike dhe vetëkritike, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të vetvetes, se problemi ynë më i madh është vetvetja, pasi kundërshtarët janë bërë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.

Sa i përket pyetjes që ju bëni, ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga Kryesia e Partisë Socialiste, për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në Parlamentin e Shqipërisë, që përfaqësojnë anën tjetër, e cila është një anë me copa e me çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne. Ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar dhe në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm, pasi është hera e parë që Partia Socialiste i ka votat për të zgjedhur Presidentin e nuk varet nga vota të të tjerëve, kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një President që të jetë një njeri normal.

LAJMI KRYESOR: Asambleja e PS, Rama: Në Kongres të jemi kritikë! Nesër nxjerrim të dhënat e Këshillimit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama

Sondazh

Poll