Politike

VD-Zgjerimi i Sekretariatit të PS/Propozimi i Gjiknurit, Rama: Të shtohen dy poste të tjera

6 Prill 2022, 15:36 Nga DOSJA
VD-Zgjerimi i Sekretariatit të PS/Propozimi i Gjiknurit, Rama: Të

TIRANË– Propozimi i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit është marrë parasysh nga ana e kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama paralajrëmroi se do të shtohen dy poste të tjera në Sekretariat, por nuk bëri me dije detaje të tjera. 


“Sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një marrëdhënieje të re organike mes përfaqësuëse dhe zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm do të bëjë paraqitjen e të gjithë punës së bërë nga sekretariati. Të gjithë do të raportojë për punën dhe vizionin e tyre lidhur me atë rol si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion. Gjë që do të kërkojë edhe miratimin e kongresit ku do të shtoj se me kërkesë të sekretarit të përgjithëm e konsideroj të arsyeshme që të zgjerohet sekretariati me dy të tjerë. Diskutimet e hapura do të liden me funksionimin e punës. Kjo është pak a shumë pamja e Kongresit,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Çështja e angazhimit politik, jo thjesht si çështje e natyrës organizative por një çështje shumë e madhe sot e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës dhe këndvështrimit të politikës ndaj shoqërisë, duke patur parasysh domosdoshmërinë e një hapjeje të vazhdueshme të politikës për të tjerët dhe natyrisht për të rinjtë, por jo vetëm për të rinjtë në moshë po themi, por edhe për forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë.

Natyrisht këtu sfidën e madhe të kësaj partie, e cila ka fituar dhe mund dhe sipas meje do të vazhdojë të fitojë nëse do jetë vazhdimisht edhe opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do vazhdojë të ecë me ritmin e një vetë reformimi organik pa pritur që të tjerët t’i vënë në pah nevojën për reformim. Pastaj është pjesa që ka të bëjë me rolin e Partisë Socialiste në procesin legjislativ. Sfida e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një marrëdhënieje të re organike mes përfaqësues të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësve të tyre.

Pastaj sesioni tjetër do të jetë sesioni organizativ ku Sekretari i Përgjithshëm do të bëjë paraqitjen e të gjithë punës së bërë nga Sekretariati. Të gjithë sekretarët do të flasin dhe do të raportojnë përpara Kongresit, jo vetëm për ç’ka kanë bërë por edhe siç e kemi lënë në Kongresin paraardhës, për vizionin e tyre lidhur me atë rol, si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion, gjë që do të kërkojë në fund edhe miratimin e Kongresit përsa i takon gjithë programeve të paraqitura nga sekretarët, ku do të shtoj se me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, unë e konsideroj të arsyeshme objektivisht të nevojshme që Kongresi të marrë në konsideratë zgjerimin e Sekretariatit me dy sekretarë të tjerë dhe patjetër diskutimet e hapura do të lidhen edhe me funksionimin dhe këndvështrimin e punës së mëtejshme të Sekretariatit, edhe me Statutin e ri të Partisë Socialiste.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama asambleja e ps 6 prill 2022 edi rama

Sondazh

Poll