Aktualitet

Ju gjetën 104 pako me kokainë të pastër, arrestohet i riu shqiptar në Itali

6 Prill 2022, 10:20 Nga DOSJA
Ju gjetën 104 pako me kokainë të pastër, arrestohet i riu

ITALI– Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë së Ankonës në Itali për posedim të lëndëve narkotike pas një hetimi disa ditor.

Sipas mediave vendase, gjatë arrestimit të riut ju gjetën 104 doza kokainë dhe 2 kg hashash si dhe 4 mijë euro para cash. Policisë italiane ju desh të merrte informacione të shumta pasi shqiptari nuk ishte resident në Itali dhe lëvizte me makina me qera.

Makina e dyshimtë u ndoq nga policia ku i riu u ndalua pak kilometra më vonë dhe iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm personal dhe automjeti, i cili rezultoi pozitiv, pasi në brendësi të veshjes së derës, agjentët gjetën 104 doza kokainë. Mes sendeve personale të tij, ka pasur edhe 4 mijë euro para cash që mendohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së tregtimit dhe një fletë e shkruar me dorë që përmbledh veprimtarinë e paligjshme ku tregohej xhiroja prej 150 mijë eurosh, si dhe një peshore precize dhe material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike.

Sapo u zbulua adresa e përkohshme e shtëpisë, agjentët vazhduan të zgjeronin kontrollin edhe në nivel lokal dhe brenda dhomës, brenda nnë një raft gjetën gjithashtu gati dy kg hashash. Nisur nga dëshmitë, i riu u arrestua dhe me urdhër të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës dhe u vendos në burgun Montacuto.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 09:22

Donald Trump po bëhet edhe më i pasur

Nga Chris Cillizza, redaktor i CNNMë shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë ...