Aktualitet

Mbytja e 10-vjeçarit/ Drejtori: Situata është e rëndë! Psikologu: Nxënësit janë në shok

6 Prill 2022, 10:15 Nga DOSJA
Mbytja e 10-vjeçarit/ Drejtori: Situata është e

MIRDITË– Situata në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka” ku studionte 10-vjeçari, Sevi Laska, i cili u mbyt në lumin Fan, është e rëndë. Drejtori dhe psikologu kanë treguar për ‘Reporttv’ se nxënësit dhe mësuesit janë në shok psikologjik.

“Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t’i gjendet trupi dhe t’i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë“, Frrok Llashi.

“Situata është e rëndë jo vetëm për shkollën, po për të gjithë komunitetin, imagjino për familjen, por ne si shërbim psiko-social jemi pranë shkollës, mbi bazën e një plan pune për menaxhimin e krizave, që menaxhimi të jetë sa më e lehtë për nxënësit, i njohim të gjithë njëri tjetrin dhe vështirësia emocionale është e vështirë, dhe ne po punojmë që të kalohet me sa më pak dhimbje. Të gjithë jemi në shkollë, klasë në klas, jemi afër nxënësve dhe pse jo edhe stafit pedagogjik, sot fëmijët janë të shokuar se të gjithë e njohim njëri-tjetrit, situata është i vështirë”, tha psikologu, Elvin Gjonaj.

LAJMI KRYESOR: VD/ U mbyt në lumin Fan! Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 10-vjecari ne mirdite sevi laska mbytet 10-vjecari ne mirdite sevi laska

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 09:22

Donald Trump po bëhet edhe më i pasur

Nga Chris Cillizza, redaktor i CNNMë shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë ...