Aktualitet

Lazarati ‘mbushet’ me emigrantë të paligjshëm! Gjenden 18 persona, arrestohet ‘strehuesi’

6 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA
Lazarati ‘mbushet’ me emigrantë të paligjshëm!

TIRANË– Një 28-vjeçar me iniciale G.B. është arrestuar nga policia ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij 32-vjeçar për shkak se kishin strehuar 18 emigrantë të paligjshëm në disa banesa të braktisura në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet, një aparat celular dhe 100 euro të dyshuara të falsifikuara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “COMPASS”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Strehonin 18 emigrantë të paligjshëm që kishin si qëllim kalimin në vendet e BE-së, vihet në pranga 28-vjeçari, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet një automjet, një aparat celular dhe 100 euro të dyshuara të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor “COMPASS”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi G. B., 28 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. A., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.Në datë 05.04.2022, në vendin e quajtur “Teqja”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në ambientet e disa banesave të braktisura, janë gjetur 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se emigrantët e paligjshëm ishin strehuar nga shtetasit G. B. dhe V. A., me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 aparat celular dhe 100 euro të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i monedhave”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 09:22

Donald Trump po bëhet edhe më i pasur

Nga Chris Cillizza, redaktor i CNNMë shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë ...