Aktualitet

DOKUMENTI- Zbardhet vendimi/ Gjykata e Tiranës: Komiteti i Rithemelimit drejton PD-në

6 Prill 2022, 08:14 Nga DOSJA
DOKUMENTI- Zbardhet vendimi/ Gjykata e Tiranës: Komiteti i Rithemelimit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e datës 25 mars, ditë kur edhe njohu Statutin e hartuar nga Komisioni i Rithemelimit, që i autorizonte dhe si drejtues të Partisë Demokratike. Në vendimin e plotë të siguruar nga Dosja.al, gjyqtari Agron Zhukri ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Por edhe numrin e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur në të njëjtën ditë me themelimin e PD-së disa dekada më parë. Në bazë të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera të marra është dalë në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit. Si përfundim në bazë të ligjit “Për Partitë Politike”, Partia Demokratike do të drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Vendimi i PLOTË i zbardhur nga dokumenti i Gjykatës së Tiranës: Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi Kombëtar i PD është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një numër anëtarësh/delegatësh më i madh se 1/4 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij. Të tre këto dokumente, të cilat i janë parqitur gjykatës në formën e kërkuar nga ligji, përbëjnë provë të plotë përtë vërtetuar faktin dhe për t’i formuar Gjykatës bindjen se, Kuvendi Kombëtar i PDSH është mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku janë zhvilluar punimete tij, në pjesën e dedikuar të delegatëve të Kuvendit kanë marrë pjesë 4935 delegatë, prezenca fizike e të cilëve ka bërë që Kuvendit të ketë kuorumin e nevojshme që ky organ të konsiderohej i mbledhur dhe të mbajë punime e të marrë vendime në mënyrë të lifjshme në përputhje me dispozitat statutore. Vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të PDSH janë vendime të mara në përputhje të plotë me tagrin dhe kompetencat statutore të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si organi më  lartë vendimmarrës i kësaj force politike dhe si të tilla ato duhet të regjistrohen në regjistrin e partive politike.

Po ashtu, gjyqtari Zhukri arsyeton se Berisha dhe grupi i tij i Rithemelimit mund t’i depozitonin ku të donin firmat, përfshirë edhe në zyrën e Edi Palokës. Sipas tij, ky veprim është i ligjshëm.

“Fjalia e fundit e paragrafit të dytë të nenit 43 të Statutit të PDSH, parashikon se “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozim të Kryetarit të Partisë”. Gjykata e vlerëson këtë parashikim jo si një të drejtë por si një përgjegjësi e cila i ngarkohet Kryetarit të partisë,, për të propozuar një Komision i cili pasi aprovohet nga Kuvendi drejton punimet e këtij të fundit. Mosushtrimi i kësaj përgjegjësie, në vlerësimin e gjykatës, nuk pengon organin më të lartë drejtues të PDSH, Kuvendin Kombëtar, në ushtrimin e sovranitetit të tij dhe në emërimin e një Komisioni me 5 anëtarë që drejtojnë punimet e Kuvendit… Në kushtet e konstatimit të mosushtrimit të kësaj përgjegjësie statutore nëpërmjet mungesës së një përgjigje shkresore si dhe të mospjesëmarrjes së Kryetarit të PDSH në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar me propozim të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PDSH z. Edi Paloka, i cili çeli edhe Kuvendin, miratoi me votim të hapur dhe me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij një Komision të drejtimit të punimeve të tij të përbërë nga 5 anëtarë, si dhe një sekretariat teknik, sipas përbërjes së reflektuar në proces-verbalin e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe akteve të tjera të dala prej tij,”-arsyeton Agron Zhukri.

Ndërkohë që disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike që u votua në Kuvendin e 11 dhjetor, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj depozitoi në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimi. Në kërkesën e tij, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë grupit të Komisionit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese. Nga ana tjetër, Bardhi para se të merrej vendimi kërcënoi gjyqtarin e çështjes duke u shprehur se ai ishte takuar me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha. Me tone të ashpra, ai e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statuore, e pret burgu. Pas vendimin, e kallëzoi edhe në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Lexo të plotë vendim këtu

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes rithemelimi merr pd sali berisha gjykata e tiranes rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 09:22

Donald Trump po bëhet edhe më i pasur

Nga Chris Cillizza, redaktor i CNNMë shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë ...