Aktualitet

Qytetarët e Durrësit “heqin dorë” nga pulat dhe vezët: Kemi frikë, të fusin derrin në thes

6 Prill 2022, 10:47 Nga DOSJA
Qytetarët e Durrësit “heqin dorë” nga pulat dhe

DURRËS– Qytetarët e Durrësit janë ende të pasigurtë për konsumimim e mishit të pulës dhe vezës, pas vatrave të gripit të shpendëve që shkaktuan ngordhjen e qindra mijëra pulave. Për Fax News ata janë shprehur se nuk i besojnë kontrolleve.

Të pyetur nëse kanë konsumuar mishin e pulës dhe vezën përgjatë dy javëve të fundit një pjesë e mirë e tyre kanë thënë jo.

“Frikë kemi, po tani mbrapa nuk i kemi konsumuar. Nuk kemi besim “.

“Jo më dikur , se konsumojmë fare, se fusim në shtëpi, ku i kontrolluan ato, skam ndërmend ti fus”.

“Deri tashi nuk na ka gjet gjo, ca do bëjmë ne, si ta kemi risk prej zotit”.

Konsumatorët po ashtu kanë thënë se për një periudhët të pacaktuar deri në 6 muaj do të eleminojnë konsumin e produkteve dhe nënprodukteve të pulës.

“Frikë kemi por edhe trimërinë e kemi. Për kontrollet nuk besoj 100 %”

“Jo, kemi frikë patjetër, shteti duhet të marri masa, ku ka besim sot, sot të fusin derrin në thesë. Për 6 muaj nuk do i konsumoj”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gripi i shpendeve durres gripi i shpendeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 09:22

Donald Trump po bëhet edhe më i pasur

Nga Chris Cillizza, redaktor i CNNMë shumë se 14 muaj pas largimit nga detyra ish-presidenti Donald Trump ka parë që pasuria e tij neto të rritet në 3 miliardë ...