Bota

Shefi i Administratës Ushtarake: Gjatë natës Rusia goditi depon e naftës në Dnipropetrovsk

6 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
Shefi i Administratës Ushtarake: Gjatë natës Rusia goditi depon e

UKRAINË- Natën, ushtria ruse filloi disa sulme ajrore në rajonin e Dnipropetrovsk ku ka goditi një depo nafte dhe një fabrikë. Sipas medias ukrainase Ukrinform, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko tha nëpërmjet një shkrimi në Telegram së gjatë natës është goditur depoja e naftës nga forcat ruse.

“Nata ishte alarmante dhe e vështirë. Armiku sulmoi rajonin tonë nga ajri dhe goditi depon e naftës dhe një nga impiantet. Depoja e naftës me karburant u shkatërrua. Shpëtimtarët vazhdojnë të luftojnë flakët në uzinë. Ka një zjarr të madh Karburanti po digjet”, –ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse kanë mbetur viktima por sipas Reznichenko po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Më 30 Mars, një sulm raketor rus shkatërroi edhe një depo nafte në Dnipro, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi valentyn reznichenko lufta ukraine-rusi valentyn reznichenko

Sondazh

Poll