Bota

Tirumurti: Situata e sigurisë së Ukrainës është përkeqësuar

6 Prill 2022, 07:37 Nga DOSJA
Tirumurti: Situata e sigurisë së Ukrainës është

INDIA– Përfaqësuesi i përhershëm i Indisë në Kombet e Bashkuara, TS Tirumurti, në një deklaratë që ai mbajti dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se është i shqetësuar për sitautën e përkeqësua në Ukrainë. India ka dënuar gjenocidin e shkaktuar nga forcat ruse në Bucha.

Sipas BBC, ambasadori i Indisë në Kombet e Bashkuara ka dënuar vrasjet e civilëve në periferi të Kievit, duke i quajtur si tejet shqetësuese.

“Situata në Ukrainë nuk ka treguar ndonjë përmirësim të rëndësishëm që kur Këshilli diskutoi për herë të fundit këtë çështje. Situata e sigurisë vetëm është përkeqësuar, si dhe pasojat e saj humanitare,” tha Tirumurti.

India gjithashtu ka abstenuar nga rezolutat e ndryshme të OKB-së që dënojnë Rusinë, duke pohuar se bisedimet e paqes duhet të zhvillohen dhe të dy kombet të fokusohen në “diplomaci dhe dialog”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb ts tirumurti lufta ukraine-rusi okb ts tirumurti

Sondazh

Poll