Bota

Mblidhet sot NATO! Diskutime për fazën e re të luftës në Ukrainë

6 Prill 2022, 06:41 Nga DOSJA
Mblidhet sot NATO! Diskutime për fazën e re të luftës

UKRAINË- Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për dy ditë bisedime mbi mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të konfliktit. Sipas BBC, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca pret që Moska do të përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar.

Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë. SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin Bucha. 

Uashingtoni gjithashtu thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Thuhet se po shqyrton masat që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll