Bota

Zelenskyy: S’ka dallim mes Rusisë e ISIS, ata prenë gjymtyrët e civilëve vetëm për kënaqësi

6 Prill 2022, 08:03 Nga DOSJA
Zelenskyy: S’ka dallim mes Rusisë e ISIS, ata prenë

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka krahasuar ushtrinë ruse me ISIS-in, duke thënë se nuk ka dallim mes dy grupeve. Sipas Newsweek, Zelenskyy tha se e vetmja gjë që e dallon ushtrinë ruse nga ISIS është se është një anëtar i KSB të OKB-së.

Duke folur përmes një video, Zelenskyy përshkroi dhunën e kryer nga ushtria ruse, duke thënë se ata i kanë vrarë qëllimisht njerëzit që i shërbenin Ukrainës, duke përfshirë familje të tëra. Sipas tij ata u përpoqën të digjnin trupat për të fshehur gjurmët. Zelenskyy, i cili vizitoi Bucha të hënën, dhe tha se rusët sipas tij i kryen vrasjet në qytet vetëm për kënaqësinë e tyre.

“Po ju drejtohem në emër të njerëzve që nderojnë kujtimin e të ndjerit çdo ditë dhe kujtimin e civilëve që vdiqën, u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u qëlluan në rrugëve. Ata prenë gjymtyrët, prenë fytin e tyre, gratë u përdhunuan dhe u vranë para fëmijëve të tyre. Gjuhët e tyre u nxorrën vetëm sepse agresori nuk dëgjoi atë që ata donin të dëgjonin prej tyre”-tha Zelenskyy.

Ai i denoncoi veprimet e Rusisë si “krime lufte”, duke bërë thirrje që Rusia të mbahet përgjegjëse dhe që KS të OKB-së t’i japë garanci sigurie Ukrainës. Disa liderë të tjerë botërorë i janë bashkuar Zelenskyy duke akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll