Bota

Ukrainë/Mbyllet kopshti zoologjik, drejtori:Do i vrasim tigrat e luanët,s’kemi ku t’i çojmë

6 Prill 2022, 08:15 Nga DOSJA
Ukrainë/Mbyllet kopshti zoologjik, drejtori:Do i vrasim tigrat e

UKRAINË– Tmerri i luftës në Ukrainë nuk ka kursyer as kafshët që mbaheshin në kopshtet zoologjike. Disa “fatlumë” janë mbyllur në habitatet e tyre, por të tjerë janë përballur me fatin e tyre duke u braktisur pa ujë e ushqim.

Është vendosur që në ekoparkun e Kharkiv, të shkatërruar nga sulmet ruse, të vriten tigrat, luanët dhe arinjtë, sepse nuk ka asnjë mënyrë për t’i transportuar ose për t’u kujdesur për ta. Kështu ka njoftuar themeluesi i Ecopark, Alexander Feldman, në një video-mesazh, duke sqaruar dhe fatin e kafshëve të tjera, jo të dëmshme për qytetarët.

“Ecoparku iku. Sot po merret një vendim,  ose t’i vrasim të gjithë, t’i vëmë në gjumë, ose të mendojmë për transportin e tyre. Por nuk ka ku t’i dërgojmë,”-tha ai ndër të tjera. Ndërsa në rajonin e Chernihiv, në veri të Ukrainës, ka pasur masakra mes qenëve dhe lopëve. Siç raportohet në Telegram nga Tetiana Didenko, drejtoreshë e qendrës veterinare në Chernihiv – që nga fillimi i luftës, 26 kafshë kanë ngordhur nga sulmet në zemër që i janë shkaktuar nga shpërthimet e bombave.

Marrë nga Ansa.it

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander feldman kina dhe lufta ne ukraine alexander feldman kina dhe lufta ne ukraine

Sondazh

Poll