Bota

Zelenskyy: Kombet e Bashkuara janë të paaftë për të kryer funksionet për të cilat u krijuan

6 Prill 2022, 07:08 Nga DOSJA
Zelenskyy: Kombet e Bashkuara janë të paaftë për të

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur fjalimin e tij në orët e vona të natës. Sipas Sky News, ai tha se Kombet e Bashkuara aktualisht nuk ishin në gjendje të kryenin funksionet për të cilat u krijua.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ekziston dhe siguria në botë nuk ekziston. Për askënd. Kjo definitivisht do të thotë se Kombet e Bashkuara aktualisht nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet për të cilat u krijua,”- tha Zelenskyy.

Zelenskyy vazhdoi duke thënë se kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron për situatën humanitare në rajonet e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Zelenskyy gjithashtu bëri thirrje që sanksionet kundër Rusisë të jenë në përputhje me peshën e krimeve të luftës që ata kanë kryer.

“Tani është një moment vendimtar, veçanërisht për udhëheqësit perëndimorë. Dhe kjo nuk ka të bëjë më se si njerëzit tanë do t’i vlerësojnë sanksionet e reja dhe çfarë do të them unë për to,” shtoi Zelenskyy. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si do të vlerësohen vendimet për sanksionet në vetë shoqëritë perëndimore. Pas asaj që bota pa në Bucha, sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë në përpjesëtim me peshën e krimeve të luftës të pushtuesve,”-tha Zelenskyy.

Ai tha gjithashtu se vendi po përgatitej të mirëpresë shefen e BE-së Ursula von der Leyen dhe kreun e diplomacisë evropiane Josep Borrell në Kiev në “të ardhmen e afërt”. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll