Inteligjenca ushtarake britanike: Luftimet dhe sulmet ajrore vazhdojnë në Mariupol
6 Prill 2022, 07:11Nga DOSJA
Luftimet e ashpra dhe sulmet ajrore ruse po vazhdojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, në juglindje të Ukrainës, tha inteligjenca ushtarake britanike më 6 prill. Situata humanitare në këtë qytet-port është përkeqësuar dhe shumica e 160,000 banorëve vazhdojnë të jenë pa rrymë, komunikim, ilaçe, ngrohje apo ujë, tha Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një deklarate.
“Forcat ruse po parandalojnë qasjen humanitare me gjasë për t’iu bërë presion mbrojtësve që të dorëzohen”, tha kjo ministri. Këto raportime nuk mundën të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur.
Një ditë më parë, Ukraina vazhdoi përpjekjet për të evakuuar banorët nga Mariupoli dhe nga zona të tjera. Mbi 3,800 persona mundën që të largohen më 5 prill përmes korridoeve humanitare, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk. Por, konvojet me shtatë autobusë, që ishin paraparë të evakuonin banorët nga Mariupoli nuk arritën që të kalonin përmes bllokadës ruse, tha Vereshchuk.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur fjalimin e tij në orët e vona të natës. Sipas Sky News, ai tha se Kombet e Bashkuara aktual...
UKRAINË- Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për dy ditë bisedime mbi mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të ...
UKRAINË- Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha ka thënë se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit. Sipas BBC, d...
Më 6 prill festohet “Dita e Sarajevës”. Separatistët kërcënojnë vazhdimisht se do ta shkatërrojnë Bosnjë-Hercegovinën. Në luftën kundër tyre duhet demokra...
Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të, deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrai...
TIRANË– Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për gazetaren Linda Karadaku, e cila u transmetua në emisionin “Log.” në Abc të ...
RUMANI– Një makinë është përplasur në portën e Ambasadës ruse në kryeqytetit rumun, Bukuresht, duke shpërthyer në zjarr dhe duke vrarë shoferin, tha polic...
Presidenti Joe Biden njoftoi të martën planet për të zgjeruar qasjen në kujdesin shëndetësor duke propozuar ndryshime ndaj Ligjit për Kujdesin Shëndetësor të Pë...
Republikanët bllokuan të martën një përpjekje të demokratëve për të filluar në Senat debatin për një paketë kompromisi prej 10 miliardë dollarësh për COVID-19, ...