Bota

Masakra në Bucha, gjenden 6 trupa të djegur të vënë njëri mbi tjetrin, mes tyre një fëmijë

6 Prill 2022, 08:19 Nga DOSJA
Masakra në Bucha, gjenden 6 trupa të djegur të vënë

UKRAINË- Masakra në Bucha, gjenden 6 trupa të djegur të vënë njëri mbi tjetrin, mes tyre një fëmijë. Sipas US News, gjashtë trupat e djegur janë gjetur të vendosur mbi njëri-tjetrin, duke rënduar edhe më tej masakrën e kryer në atë qytet nga trupat ruse.

Kreu i policisë në rajonin e Kievit Andrii Nebytov ka thënë se një nga kufomat ishte më e vogël se të tjerat, dhe mendohet se është trupi i një fëmije. Sipas Nebytov një nga kufomat kishte një plagë me armë në kokë duke lënë të nënkuptojmë se civili është qëlluar më para dhe për të fshehur gjurmët është djegur.

Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky ishtë në vendngjarje ku ka thënë se pamjet janë të tmerrshmë dhe I ka uruar presidentit rus Vladimir Putin duhet që të shkojë në ferr.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll