Sport

Takimi Barça-Dembélé: ndjesi kontradiktore për rinovimin…

6 Prill 2022, 04:49 Nga DOSJA
Takimi Barça-Dembélé: ndjesi kontradiktore për

SPANJE – Takimi për rinovimin e kontratës së Dembélé që u mbajt në fillim të javës në Marok, midis agjenti të lojtarit dhe Mateu Alemany, drejtor i Barcelonës, ka çuar në përfundime dhe përshtypje të kundërta nga të dyja palët.

Takimi i la drejtuesit katalan ndjenjën se nënshkrimi i anësorit francez, i cili përfundon lidhjen në qershor, është pothuajse një mision i pamundur.

Por nga pala e francezit është shprehur, se takimi i ka shërbyer uljes së tensionit ekzistues dhe se marrëveshja, pavarësisht mospërputhjeve të theksuara ekonomike që ekzistojnë, tani është më e realizueshme.

Por këmbëngulja e Xavi për të pasur francezin, së bashku me angazhimin dhe vullnetin e lojtarit për të vazhduar në “Camp Nou” çuan në një takim të ri, i cili u zhvillua të hënën në Marok. Ai zgjati pak më shumë se tre orë. Dhe ndjenjat me të cilat të dy palët u larguan nga takimi janë të ndryshme.

Barça rithekson se pozicionet janë shumë larg për shkak të pretendimeve të larta të sulmuesit, kurse përfaqësuesi i futbollistit është shprehur se takimit shërbeu për të hedhur bazat për takimet e ardhshme, ku shifrat e operacionit do të diskutohen më gjerësisht.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alemany barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve drejtor i barcelonës ousmane dembélé te barcelona alemany barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve drejtor i barcelonës ousmane dembélé te barcelona

Sondazh

Poll