Berisha: Edhe kryeministri i Indisë ishte shpallur non-grata, u prit me darkë nga Obama
5 Prill 2022, 18:34Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë si shembull kryeministrin e Indisë që pavarësisht se ishte shpallur non-grata, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama e priti në një darkë madhështore.
Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se ai nuk pretendon të pritet në një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë, por kërkon që akuza e ngritur mbi të, të rrëzohet, sepse siç pretendon, është e gjitha e bazuar në shpifje.
“Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga Presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë. Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime,”- tha Berisha ndër të tjera.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Me anë të një postmi në Facebook, Kryemadhi shkruan se takimi...
TIRANË– Grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim edhe me Enkelejd Alibea...
BULLGARI- Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut të tij Rumen Radev. Kreu i Shtetit u prit me nderi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrin Ramush Haradinajn duke shënua...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ashpër pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që regjis...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Top Channel r...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas përfundimit të takimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe deputetit të PD-së, E...