Politike

Alibeaj pret Haradinajn, jo në selinë blu! FOTOT nga takimi në Kuvend

5 Prill 2022, 17:07 Nga DOSJA
Alibeaj pret Haradinajn, jo në selinë blu! FOTOT nga takimi në

TIRANË– Grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim edhe me Enkelejd Alibeajn. Ky i fundit në një postim në Facebook, shkruan se në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Në bisedë sipas Alibeajt, u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes tyre, nga fotot e publikuara është zhvilluar në Kuvend, në sallën e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe jo në selinë blu. Të pranishëm janë edhe deputetë të tjerë të PD-së, si Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku e Ervin Salianji.

Postimi i Alibeajt:

Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK.

Ndamë së bashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ramush haradinaj ne shqiperi ramush haradinaj ne shqiperi

Sondazh

Poll