Politike

Kryemadhi takohet me Haradinajn: Open Balkan nuk duhet të promovohet, nuk është transparent

5 Prill 2022, 16:57 Nga DOSJA
Kryemadhi takohet me Haradinajn: Open Balkan nuk duhet të promovohet, nuk

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Me anë të një postmi në Facebook, Kryemadhi shkruan se takimi ishte mjaft i ngrohtë, duke theksuar se kryeçështje të politikës shqiptare të jashtme duhet të jenë njohja e Kosovës nga Serba si dhe mbështetja e Kosovës për tu anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare. Ajo gjithashtu ka theksuar se Open Ba;lkan është një nismë pa transparence dhe se nuk duhet të promovohen.

Postimi i Plotë:

Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon. Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të cuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi ramush haradinaj ne shqiperi monika kryemadhi ramush haradinaj ne shqiperi

Sondazh

Poll