Aktualitet

Bordi vendos çmimin për karburantet, nafta pëson rritje, shitet me 233 lekë

5 Prill 2022, 14:43 Nga DOSJA
Bordi vendos çmimin për karburantet, nafta pëson rritje, shitet

TIRANË– Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet për karburantet që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet më 12 prill. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nafta ka pësuar një rritje dhe do të shitet me 233 lekë për litër. Ndërkohë benzina do të shitet me 209 lekë për lirër, kurse gazi me 115 lekë.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 5 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:
221 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për benzinën
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bordi i transparencës çmimi i naftës në shqipëri bordi i transparencës çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll