Aktualitet

Qyno zbërthen kamerat: Çali mori sufllaqe për djalin 7-vjeçar, këtë dosje e pret ‘pluhuri’

5 Prill 2022, 14:01 Nga DOSJA
Qyno zbërthen kamerat: Çali mori sufllaqe për djalin

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje nga lëvizjet e fundit të 37-vjeçarit Iljaz Çali, i cili u vra mbrëmjen e 3 marsit. Në një postim në Facebook, Qyno shkruan se Silueta e Iljaz Çalit është parë për herë të fundit në Tiranë, në ambjentet e një biznesi të quajtur “KFC” që ndodhet në afërsi të Ambasadës Amerikane. Nga kamerat e sigurisë, sipas Qynos, policia ka konstatuar se Iljazi ka blerë sufllaqe në këtë biznes, një porosi e djalit të tij vetëm 7 vjeç dhe është larguar drejt shtëpisë.

Produktet ushqimore policia i ka gjetur brenda në makinën e tij, ndërsa vetë Iljazi, është gjendur i pajetë në sediljen e shoferit. Qyno shton se në vendin e ngjarjes janë gjendur vetëm 3 gëzhoja automatiku, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të makinës së djegur apo qoftë dhe të mos djegur nga autorët e krimit e sipas tij, kjo ngjarje mund të mbyllet njësoj ai ajo e Gjin Nikës, për moszbulim autori.

Pjesë nga postimi i Qynos:

Silueta e Iljaz Çalit është parë për herë të fundit në Tiranë, në ambjentet e një biznesi sufllaqërie të quajtur “KFC” që ndodhet në afërsi të Ambasadës Amerikane. Nga kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se Iljazi ka blerë sufllaqe në këtë biznes, dhe është larguar drejt shtëpisë. Produktet ushqimore policia i ka gjetur brenda në makinën e tij. Ndërsa vetë Iljaz Çali, është gjendur i pajetë në sediljen e shoferit. 36-vjeçari nuk ka mundur ti çojë as djalit të tij 7-vjeçar, sufllaqen që i kishte blerë në “KFC”. Të dyja xhamat e parë të makinës “Land Rover”, rezultojnë të thyer, ndërsa viktima ka marë dy plagë të rënda. Në total në vendgjarje, janë gjendur vetëm 3 gëzhoja automatiku, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të makinës së djegur apo qoftë dhe të mos djegur nga autorët e krimit.

Është përfolur se Iljaz Çali kultivonte drogë madje policia i gjeti afër banesës së tij në 2016 rreth 600 kubikë hashashi, por Iljazi në këtë kohë ka qënë në Itali. Realisht për këtë ngjarje dhe për kultivime të tjera droge, Iljaz Çali, nuk ishte dënuar asnjëherë nga gjykata e Krujës. Nuk dua të nxitohem dhe as të nënvlerësoj punën e policisë, por dielli duket që në mëngjes. Tanimë ashtu si ngjarja e vrasjes së Gjin Nikës që prej 8 vitesh është pezulluar për moszbulim autori, ka shumë gjasa që edhe kjo çështje do mbulohet me pluhurin karakteristik që bie mbi kapakët e këtyre çështjeve.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll