Aktualitet

Vrasja e Iljaz Çalit/ Viktimës i kishin borxh 1 mln $, konfliktet për minierat e kromit

5 Prill 2022, 07:46 Nga DOSJA
Vrasja e Iljaz Çalit/ Viktimës i kishin borxh 1 mln $, konfliktet

TIRANË– Kromi dhe paratë janë kombinimi që ka sjellë vrasjen e 37-vjeçarit Iljaz alias Jurgen alias Julian Çalit mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës pranë zonës ku ai banonte. Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja, Policia dhe grupi hetimor nuk kanë ende emra për autorët por kanë disa pista ku po ‘rrëmojnë’ për të gjetur informacione. Në ndihmë të tyre ka ardhur vëllai i viktimës Zeqir Çali, i cili ka treguar personat me të cilët kishin pasur konflikte dhe ata që i kishin borxh familjes së tyre, jo pak por 1 milionë dollarë.

I marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe prokurorët e çështjes, ai ka treguar se për herë të fundit ka qenë ai me të vëllanë, duke konsumuar një kafe. Pasi është ndarë me vëllanë, biktima para se të shkonte në banesën është kthyer në një fast-food që ndodhet në rrugën e Elbasanit, duke blerë një sufllaqe. Po ashtu, me vete kishte dhe 47 mijë lekë të vjetra e asnjë send të vjetër.

Zeqir Çali ka treguar se së bashku me vëllain prej vitit 2011, nxirrnin krom në minierën e Bulqizës, ndërsa shtoi se i kishin shitur një sasi prej 2400 ton një tjetër personi i identifikuar si Rrahim Dedaj, që merret me tregtinë e kromit dhe që nuk u kishte dhënë paratë. Madje shtoi me këtë person ka pasur shpesh herë debate dhe konflikte. Dedaj ka deklaruar në polici se i kishte borxh Çalit vetëm 350 mijë euro, si dhe shtoi se nuk ka lidhje me vrasjen. Ndërkohë që një pistë tjetër që po hetohet është një tjetër konflikt i hapur i tij i Çalit me një tjetër biznesmen, Ilir Çami, i cili shfrytëzonte minierat e kromit dhe galeritë e tyre ishin afër. Ata konfliktoheshin për shkak të gërmimeve.

Iljaz Çali ka qenë një prej miqve më të ngushtë i Gjin Nikës, i vrarë në vitin 2014 po ashtu si pasojë e përplasjes së grupeve për galeritë në Bulqizë. Megjithatë 37-vjeçari dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe në botën e drogës, pasi në vitin 2018 u dënua pasi në banesë iu gjetën 682 rrënjë kanabis. Bashkë me të u prangos edhe nëna e tij, megjithatë nuk dihet nëse Çali e vazhdonte aktivitetin e tij. Edhe pse së fundmi kishte vendosur që t’i dedikohej zotit, duke u kthyer në një besimtar të devotshëm. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Iljaz Çali u vra në të njëjtën ditë me Gjin Nikën, dyshohet se ishte e njëjta “dorë”(GRUPI)

Qyno zbërthen kamerat: Çali mori sufllaqe për djalin 7-vjeçar, këtë dosje e pret ‘pluhuri’

Blenë 2400 ton krom! EMRAT-Kush janë biznesmenët që prej 3 vitesh kishin konflikt me Çalin

Kafeja e fundit! Ku u takua Çali me vëllezërit në Tiranë, dëshmia zbuloi dy ‘problematikët’

Ekzekutimi i biznesmenit të kromit, Çali përdorte edhe 2 emra të tjerë

Vrasja e Çalit! I kishte borxh 1 mln €, 50-vjeçari: I mora vetëm 350 mijë €, s’kam lidhje

RIVALITETI/ Aksionieri i ri në kompani i solli probleme Çalit, konfliktet për gërmimet

Çali humbi jetën nga dy plumba, në makinë kishte lekë dhe një..sufllaqe! S’e hëngri dot…

Ekzekutimi i Iljaz Çalit/ Shoqërohen 15 persona në polici, mes tyre edhe familjarë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tirane vritet iljaz çali tirane vritet iljaz çali

Sondazh

Poll