Aktualitet

Kafeja e fundit! Ku u takua Çali me vëllezërit në Tiranë, dëshmia zbuloi dy ‘problematikët’

5 Prill 2022, 13:50 Nga DOSJA
Kafeja e fundit! Ku u takua Çali me vëllezërit në

TIRANË– Vëllezërit e Iljaz Çalit, Zeqir dhe Medi Çali, janë dy njerëzit e fundit që kishte takuar viktima para se të vritej. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje rreth takimit të tyre që mësohet të jetë zhvilluar në rrugën “Themestokli Gërmenji” në një lokal në Tiranë. Lajmin për ekzekutimin e të vëllait, ata e kanë marrë vesh përmes mediave dhe janë shoqëruar me urgjencë në polici. Të dy kanë dhënë dy emrat me të cilët kishin probleme të vazhdueshme, Rrahim Dedja dhe Ilir Çami. Dedaj, sipas vëllezërve të Çalit u ka borxh 1 milionë dollarë, ndërsa me Çamin janë konfliktuar për shkak të bizneseve të kromit në Bulqizë.

Pjesë nga postimi i Qynos:

Për dy vëllezërit e Iljaz Çalit, 36 vjeçarit që mbeti i vrarë mesnatën e 3 Marsit në autostradën Tiranë-Durrës, të vetmet dyshime bindëse janë se ekzekutimi lidhet me konfliktet për kapjen e galerive të kromit në Bulqizë. Vëllezërit Zeqir dhe Medi Çali, janë dy njerëzit e fundit që kishte takuar viktima para se të vritej, në rrugën “Themestokli Gërmenji” në një lokal në Tiranë, “Shisha ROOM”. Të dy vëllezërit u shoqëruan me shumë urgjencë në polici, ndërsa lajmin për ekzekutimin e vëllait të tyre, me të cilin sapo ishin ndarë, e kanë mësuar përmes televizionit. Të dy vëllezërit që ndjekin edhe ata ritet fetare të islamit sikundër dhe bënte Iljaz Çali, u kanë pohuar policisë se dy njerëzit me të cilët kanë pasur në mënyrë të vazhdueshme probleme kanë qënë Rrahim Dedja dhe Ilir Çami.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali medi cali vritet iljaz çali zeqir cali atentat iljaz çalit iljaz cali medi cali vritet iljaz çali zeqir cali

Sondazh

Poll