Aktualitet

Blenë 2400 ton krom! EMRAT-Kush janë biznesmenët që prej 3 vitesh kishin konflikt me Çalin

5 Prill 2022, 14:00 Nga DOSJA
Blenë 2400 ton krom! EMRAT-Kush janë biznesmenët që prej 3

TIRANË– Vëllai i Iljaz Çalit nuk ka mbajtur “sekrete” ndaj grupit hetimor duke treguar me emra personat që kanë pasur përplasje dhe konflikte me ta. Sipas tij, Rrahim Dedaj dhe Ilir Çami janë personat e vetëm që kanë pasur probleme me vëllezërit e tij, madje pretenoi se i kanë pasur shumën prej 1 milionë dollarësh borxh.

Por sipas gazetarit Elton Qyno, i cili ka siguruar dosjen hetimore, Rrahim Dedja, rezulton të jetë një biznesmen kromi dhe zotëron disa galeri në zonën e quajtur “Fushë-Lopë” në Bulqizë. Ndërsa Ilir Çami, rezulton të jetë pronar i kompanisë “Drini Bulqiza”, i cili ka marë leje shfrytëzimi për galeritë Nr. 45-47 deri gal 29 tek zona “D” në Bulqizë.

Me të dy, vërtetohet se viktima Iljaz Çali, i cili prej vitit 2011 zotëronte kompaninë “Çami-Metal”, kishte një konflikt të theksuar për sa i përket gërmimeve të paligjshme që kryheshin në territorin e tij. Rrahim Dedja, sipas dy vëllezërve i kishte blerë një sasi prej 2400 ton mineral dollarë, me vlerë prej 1 milion euro. Para që nuk i kanë marrë kurrë pas edhe pse kishin kaluar 3 vite, e pikërisht kjo shumë ka ngjallur konflikte verbale prej disa kohës. Madje dhe natën e krimit, i vëllai dëshmoi se Çali po debatonte me dikë në celular.

Si Dedja dhe Ilir Çami, mësohet të jenë shoqëruar në polici, ku dhe kanë deklaruar mbi përplasjet që kanë pasur me Iljaz Çalin dhe vendodhjen e tyre mbrëmjen kur është kryer vrasja në autostradë, e më pas janë lënë të lirë. Derimë tani të dy janë përjashtuar në mënyrë kategorike implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë. Po ashtu, Rrahim Dedja, rezulton të jetë dhe anëtar në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, ku përfaqëson Partinë e të Drejtave të Mohuara.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/ Viktimës i kishin borxh 1 mln $, konfliktet për minierat e kromit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir çami rrahim dedja tirane vritet iljaz çali ilir çami rrahim dedja tirane vritet iljaz çali

Sondazh

Poll