Aktualitet

1 orë/ Yuri Kim takohet me Alibeajn: Kryetari i komanduar. PD: Shkelmoi vendimin e Gjykatës

5 Prill 2022, 09:53 Nga DOSJA
1 orë/ Yuri Kim takohet me Alibeajn: Kryetari i komanduar. PD: Shkelmoi

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për rreth një orë është takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilit i është referuar si kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, edhe pse Gjykata e Tiranës u shpreh ndryshe. Një ditë pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ambasadorja Kim është shfaqur sërish sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kësaj herë për të takuar deputetin demokrat. 

Takimi nisi në orën 11:45 në kryesinë e Kuvendit dhe përfundoi pas 1 ore, e menjëherë pas përfundimit ka ndarë vetë detaje nga takimi me të, duke e njohur si kryetar të komanduar të PD-së. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se me Alibeajn diskutoi për shumë çështje të ndryshme, por nuk dha asnjë detaj tjetër. Po ashtu, ajo shtoi se SHBA kërkon që PD të vlerësojë marrëdhëniet me vendin që Kim përfaqëson në Shqipëri, duke dhënë një mesazh të fshehtë edhe për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka reaguar ashpër duke shkruar se Kim me ‘njohjen’ që i bën Enkelejd Alibeajt, duke e cilësuar si kryetar të Komanduar, ka injoruar vullnetin e zgjedhësve. Sipas deklaratës së PD, Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën.

Ndërkohë që duket se përveç Berishës, Kim nuk ka kontakte as me anëtarët e grupit të Rithemelimit të PD-së, edhe pse tani ata kanë drejtimin e selisë blu. Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamendi Amerikan i Shtetit, edhe pse fitoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, e më pas Gjykata e Tiranës i njohu Statutin e 11 dhjetorit, duke se sërish nuk njihet nga Amerika si grupi që po drejton Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës.Që prej majit të vitit të shkuar e në çdo dalje tjetër, Kim e ka konsideruar Berishën një hap pas në histori, duke shtuar se i përket të shkuarës dhe jo të ardhmes. Po ashtu, ka deklaruar se edhe nëse ai vjen në krye të PD-së, nuk do të ketë marrëdhënie me të. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Alibeaj,kryetar i komanduar?’/PD: Yuri Kim shkelmoi vendimin e Gjykatës,injoroi zgjedhësit

Takimi i Kim me Alibeajn/Paloka: Më shumë se turp, ti zonjë s’vendos mbi Gjykatën shqiptare

Yuri Kim nuk ‘njeh’ Berishën as Gjykatën: Alibeaj, kryetar i komanduar i PD! Të ecim para!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj kim takohet me alibeajn yuri kim yuri kim ne kryesine e kuvendit enkelejd alibeaj kim takohet me alibeajn yuri kim yuri kim ne kryesine e kuvendit

Sondazh

Poll