Aktualitet

Bie pjesa ballore e strukturës së minares te ‘Xhamia e kuqe’ në Berat

5 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
Bie pjesa ballore e strukturës së minares te ‘Xhamia e

BERAT– Pjesa ballore e strukturës së minares së ‘Xhamisë së kuqe’ në Berat ka rënë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies, por paraprakisht raportohet të ketë ndodhur për shkak të degradimit të godinës e mureve të saj.

Xhamia e Kuqe është një nga xhamitë më të vjetra që ruhet në qytetin e Beratit. Ajo gjendet në rrënojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore dhe para saj ndodhet hajati me pothuajse të njëjtën gjerësi. Minareja ishte e ndërtuar në anën e majtë.

Ajo është e vendosur ndryshe nga të gjitha xhamitë sepse është e kushtëzuar nga prania e mureve të rrethimit. Për nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja, kjo xhami mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga lindja në perëndimi dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berat xhamia e kuqe berat xhamia e kuqe

Sondazh

Poll