Aktualitet

Iljaz Çali u vra në të njëjtën ditë me Gjin Nikën, dyshohet se ishte e njëjta “dorë”(GRUPI)

5 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
Iljaz Çali u vra në të njëjtën ditë me Gjin

TIRANË– Personat që qëlluan ndaj Iljaz Çalit janë zhdukur në errësirën e natës në drejtim të Lezhës, e ende nuk janë gjetur. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili siguruar dosjen hetimore për vrasjen e biznesmenit të kromit, ngre dyshime se vrasja Iljaz Çalit, të jetë kryer me atentatorë me pagesë. Dyshohet po ashtu se vrasja e tij të jetë kryer nga i njëjti klan që ka kryer dhe vrasjen e Gjin Nikës, mikut të ngushtë të Iljazit, por emra nuk ka ende.

Madje duket se kjo pistë është anashkaluar nga Policia dhe grupi hetimor.

36-vjeçari Gjin Nika, u ekzekutua në mesnatë e 4 prillit 2014 në Fushë-Krujë pikërisht duke udhëtuar me makinë. Vrasësit i janë afruar paralelisht dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend. Pak a shumë e njëjta skemë që u ndoq edhe për mikun e tij të ngushtë, për ironi të fatit thuajse në të njëjtën datë. Çali u vra duke hyrë 4 Prilli dhe teksa udhëtonte drejt banesës së tij me makinën e marë me qera.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/ Viktimës i kishin borxh 1 mln $, konfliktet për minierat e kromit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali atentat iljaz çalit iljaz cali

Sondazh

Poll