Aktualitet

Pronarët bien dakord!IMT në Orikum,shembet hotelit 3-katësh, italiania:Mua më erdhën taksat

5 Prill 2022, 08:04 Nga DOSJA
Pronarët bien dakord!IMT në Orikum,shembet hotelit 3-katësh,

RADHIMË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka shembur hotelin trekatësh në Radhimë të Vlorës, mëngjesin e të martës së sotme, fill pas plotësimit të afatit 10-ditor për boshatisjen e ndërtesës. Ndërkohë shtetasja italiane që kishte marrë me qira hotelin, Mariana Carrillo, thotë se ka mbetur në mes të rrugëve, madje për ironi i ka shkuar edhe lista me taksat që duhet të paguajë për vitin 2022.

“Jam qytetare italiane dhe menoja se kisha një shtëpi mbi kokë, por nuk kuptoj asgjë. Jam në mes të 4 rrugëve, s’di çfarë të bëj. Kam marrë këtë dokument dje, janë taksat e vitit 2022, njihen apo jo? Janë 1 milionë lekë, s’di çfarë të bëj. Si ti paguaj unë këto? Do më vijnë gjoba dhe duhet të paguaj për një biznes që nuk e kam më. Nuk është e drejtë. Ambasada italiane është shqetësuar shumë se një qytetare italine flet në qiell të hapur. Kisha shpresë deri më sot, kryeministri që duhet kaq shumë nga populli, do të mund të bënte ndonjë gjë. Nuk e di,“-tha ajo para mediave të grumbulluara para godinës që po shembej nga fadromat. 


Thuajse një javë më parë, së bashku me forca të shumta policore, IKMT ndërhyri në hotelin trekatësh në Radhimë, ku sipas tyre që nuk ishte klasifikuar nga procesi i legalizimit. Por pronarët e hotelit pretendonin se ishin ende në proces legalizimi, duke ndaluar përkohësisht fadromat që u rikthyen sot dhe hodhën në tokë godinën. Po ashtu, hoteli i ishte dhënë prej dhjetorit me qira një shtetaseje italiane, e cila ka paralajmëruar se tashmë gjithçka do ta ndjekë në rrugë ligjore. 

IMT-ja nisi një javë më parë prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Vlorës, ndërsa u ndal në zonën e Radhimës, e gjitha në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ikmt ne orikum orikum ikmt ikmt ne orikum orikum

Sondazh

Poll