Aktualitet

Ekzekutimi i Iljaz Çalit/ Shoqërohen 15 persona në polici, mes tyre edhe familjarë

5 Prill 2022, 06:54 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Iljaz Çalit/ Shoqërohen 15 persona në polici, mes

TIRANË– Të paktën 15 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Iljaz Çalit ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Personat e marrë në pyetje janë familjarë të viktimës, por edhe persona që kanë pasur përplasje e konflikte në biznes me viktimën.

Vëllai i viktimës, Zeqir Çali është shprehur se një person me inicialet Rr.D, prej tre vitesh u kishte një borxh prej 1 milionë dollarësh, ndërsa konflikte kanë pasur edhe një person tjetër, me inicialet I.C., për biznesin e kromit.

Atentati ndaj Çalit ndodhi mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Rinasit, biznesmeni Iljaz Çali është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi. Rreth orës 22:30, 37-vjeçari po shkonte drejt banesës së tij në Rinas, por një mjet i preu rrugën duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi, ngjarje të cilën Dosja.al raportoi e para duke sjellë pamjet nga vendi ku ndodhi përplasja. Një prej pistave që po heton Policia dhe Prokuroria e Tiranës është përplasja për minierat e kromit.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat iljaz çalit

Sondazh

Poll