Media ‘ziente’ për arrati! Hoxha: Bllako pinte kafe te Currilat
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar vendin ku ndodhej Alqi Bllako gjatë kohës që në media raportohej se ishte arratisur, kur në fakt ishte firmos...
TIRANË– Renato Numani është shqiptari i cili është arrestuar në Itali. Operacioni i përbashkët mes FAST Albania dhe FAST Albania ka mundur të arrestojë në Bergamo të Italisë 54-vjeçarin i cili ishte i dënuar me 7 vite burg për veprën penale të ‘Mashtrimit’. Numani me origjinë nga Fieri, dyshohet se në vitin 2015 i ka marrë një personi nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Ai fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.
NJOFTIMI:
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët ndërmjet FAST Albania dhe FAST Italia, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “BERGAMO”. Kapet në Bergamo të Italisë 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Në kuadër të bashkëpunimit që FAST Albania ka me kolegët e rrjetit ENFAST, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri. Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Shtetasi Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar vendin ku ndodhej Alqi Bllako gjatë kohës që në media raportohej se ishte arratisur, kur në fakt ishte firmos...
TIRANË– Të paktën 15 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Iljaz Çalit ngjarje e ndodhur mbrëmjen e...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shkuarën e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Rinas. &...
TIRANË– Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier. Posti i ri iu dha ditën e djeshme, duke zëvendësuar Florian Muçajn, i ci...
TIRANË– Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj është shprehur se kur i ka shkuar vendimi i Gjykatës, ish-deputeti socialist është drejtuar në Drejtori...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë vendimin e gjykatës për të...
VLORË– Gerti Selimaj, i akuzuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Hasho në Vlorë, në vitin 1998 është lënë në arrest shtëpi. Vendimi është marrë ng...
TIRANË– Avokati i Alqi Bllakos ka deklaruar se në momentin e dorëzimit të ish-deputetit të PS-së në Polici, ai ka qënë duke konsumuar limonadë së bas...
TIRANË– Dita e sotme do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites. Ndër...
LUSHNJE– Një aksident me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes. Drejtuesi i një moto&c...