Aktualitet

Vrau vajzat, dërgohet në Korydallos Roula Pispirigou, do izolohet! “Mister” roli i burrit

5 Prill 2022, 08:46 Nga DOSJA
Vrau vajzat, dërgohet në Korydallos Roula Pispirigou, do izolohet!

GREQI– Vrasja e tre vajzave të mitura në Greqi ka ende mistere. Ende nuk është zgjidhur gjëegjëza e Manosit, babait të tre vajzave që duket se nuk ka pasur dijeni lidhur me qëllimet e gruas së tij, e cila injektonte me ketaminë të bijat duke u marrë jetën. Hetuesit kanë dyshime nëse ai ka pasur dijeni lidhur me vrasjen e të bijave nga bashkëshortja e tij Roula Pispirigou, ndërsa pretendon se deri më tani nuk ka asnjë dijeni e se është i shkatërruar nga zbulimet e hetuesëve grekë. 

Ndërkohë që e shoqja është arrestuar dhe mbahet në një qeli të rreptë izolimi në burgun e Korydallosit, në një krah të posaçëm, ku do të ketë mundësi që të dalë e vetme në oborr. Roula Pispirigou ka mbërritur në burgun e Korydallos pak minuta para orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, edhe pse mohon se ka pasur gisht në vdekjen e të bijave.

“Mohoj në tërësi akuzën që më atribuohet, nuk kam kërkuar, uruar apo shkaktuar vdekjen e fëmijës tim,”-tha ajo para gjykatës dje, ndërkohë që deri më tani ende nuk ka pranuar krimet edhe pse të gjitha faktet kundër saj.

Marrë nga Protothema.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi

Sondazh

Poll