Aktualitet

Shkëmbimi i zjarrit në Kallmet, zyrtari dhe Marku ‘kyçin’ gojën para Gjykatës

5 Prill 2022, 08:10 Nga DOSJA
Shkëmbimi i zjarrit në Kallmet, zyrtari dhe Marku

TIRANË– Kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, dhe 41-vjeçari Altin Marku nuk thanë asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua ditën e djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë. Simoni dhe Marku do të qëndrojnë në burg. Simoni dhe Marku po marrin mjekim për shkak të plagëve që morën gjatë përplasjes me armë zjarri mesditën e së premtes në fshatin Kallmet.

Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. 

Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi ditën e premte, rreth orës 13:30 në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni. Më pas u zbulua se konflikti mes Markut dhe Simonit nisi brenda zyrës së zyrtarit e më pas u zhvendos në rrugë. Marku u arratis për 4 orë. Kur u kap nga policia, u zbulua se edhe ai kishte mbetur i plagosur. Më pas u zbulua se mes dy personave kishte shkëmbim zjarri për konfliktin e 1 viti më parë që lidhet me sherrin në fushatën e PS-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni

Sondazh

Poll