Aktualitet

RIVALITETI/ Aksionieri i ri në kompani i solli probleme Çalit, konfliktet për gërmimet

5 Prill 2022, 07:27 Nga DOSJA
RIVALITETI/ Aksionieri i ri në kompani i solli probleme Çalit,

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shkuarën e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Rinas. Çali prej kohësh i ka dhënë biznesin e tij të kromit për shfrytëzim një tjetër personi, i cili nuk ka paguar dhe kjo ka sjellë mosmarrëveshje mes tyre. Një tjetër konflikt i hapur i tij ishte me një tjetër biznesmen, i cili shfrytëzonte minierat e kromit dhe galeritë e tyre ishin afër. Ata konfliktoheshin për shkak të gërmimeve.

Një tjetër konflikt më i hershëm i Iljaz Çalit lidhet po me minierën ku ka pasur mosmarrëveshje për shkak të rrugës që të çon në galeri. Policia po i verifikon të gjitha konfliktet e mëparshme të viktimës. Aktualisht janë shoqëruar në komisariat 15 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen e Çalit.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat iljaz çalit

Sondazh

Poll