Aktualitet

Media ‘ziente’ për arrati! Hoxha: Bllako pinte kafe te Currilat

4 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
Media ‘ziente’ për arrati! Hoxha: Bllako pinte kafe te Currilat

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar vendin ku ndodhej Alqi Bllako gjatë kohës që në media raportohej se ishte arratisur, kur në fakt ishte firmosur ‘urdhër arresti’. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se policia nuk e ka marrë në ruajtje Bllakon, sipas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sepse në momentin që është lëshuar ky urdhër, ish-deputeti ka fikur celularin dhe është ‘zhdukur’.

“Unë në fakt po kërkoja ku ishte Alqi, atë ditë disa media raportuan se ishte arrestuar. Kur u bë kjo gjëja që është arratisur, mua më erdhi një informacion që Alqi Bllako ishte tek Currilat me një mikun e tij. Policia nuk po thoshte asgjë, se mund të thoshte more që e kemi në kërkim, por nuk e tha. Dhe prandaj nuk e mori dot nën ruajtje, se u zhduk ai, doli lajmi që do arrestohej, u zhduk, iku, fiku telefonin dhe se ruajtën dot more,”- tha Hoxha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako arrestohet alqi bllako artan hoxha alqi bllako arrestohet alqi bllako artan hoxha

Sondazh

Poll