Aktualitet

Hoxha: Alqi Bllako e pa në lokal që do arrestohej, s’i besohej, u çua e iku

4 Prill 2022, 20:36 Nga DOSJA
Hoxha: Alqi Bllako e pa në lokal që do arrestohej, s’i besohej,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-deputeti Alqi Bllako nuk e besinte se do të arrestohej, pasi i ishte dhënë garanci. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Bllako e ka parë në televizor teksa ndodhej në një lokal lajmin që do të arrestohej.

Ai shtoi se ata që e kishin ‘shtyrë’ drejt këtyre kontratave për të cilat akuzohet, i kishin dhënë garancinë, por që nuk i kishte dalë ashtu.

“Vetë nuk e besonte, ka qenë ulur në lokal kur ka dalë lajmi. E ka parë në lokal, ishte i bindur që s’do të kishte arrest për të, kur ka parë lajmin në televizior, është çuar e ka ikur, është zhdukur. Kush ia kishte dhënë këtë garanci? Ata që çuan atje i kishin thënë që ti s’do të prekesh. Ai është dorëzuar me të vëllanë, jo me avokatin. Avokati s’dinte gjë, unë shkova ta takoja se doja ta merrja para se të dorëzohej në një intervistë. Por se a e kanë dorëzuar, a është dorëzuar, a e detyruan të dorëzohet, këtë s’e dimë…,”- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aqi bllako arrestohet alqi bllako artan hoxha aqi bllako arrestohet alqi bllako artan hoxha

Sondazh

Poll