Aktualitet

‘Ciao’/ Postoi foton nga avioni, avokati i Bllakos: Qëlloi që kjo ishte me 1 Prillin

5 Prill 2022, 05:15 Nga DOSJA
‘Ciao’/ Postoi foton nga avioni, avokati i Bllakos: Qëlloi

TIRANË– Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj është shprehur se kur i ka shkuar vendimi i Gjykatës, ish-deputeti socialist është drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe sipas tij, Bllako në asnjë moment nuk i është larguar vendimit penal. Mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Opinion’ ai u pyet edhe për foton që postoi nga avioni, që linte të kuptohej se Bllako mund të ishte duke u arratisur. Hazizaj deklaroi se fotoja qëlloi me datën 1 Prill, duke nënkuptuar se nuk ishte e vërtetë.

REPLIKAT:

Blendi Fevziu: Avokat, po këtë foto, ju e publikuat?

Sokol Hazizaj: Po pra, ajo është një foto që unë erdha nga jashtë kur mora vesh për prokurën e posacme, kaq e thjeshtë është.

Blendi Fevziu: Epo, edhe fotoja do i ngjallte sepse kur lajmërohet se Alqi Bllako ishte larguar dhe ju postoni foton “Ciao, përqafime” …

Sokol Hazizaj: Qëlloi që kjo ishte me 1 Prillin, kështu që në këto kushte kanë rakorduar së keqazi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu sokol hazizaj blendi fevziu sokol hazizaj

Sondazh

Poll