Aktualitet

Avokati: Bllako nuk u arratis asnjëherë, po priste vendimin te shtëpia e një miku

4 Prill 2022, 20:17 Nga DOSJA
Avokati: Bllako nuk u arratis asnjëherë, po priste vendimin te

TIRANË– Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit të arrestuar Alqi Bllako, tha se ky i fundit nuk ka tentuar të arratiset asnjëherë, pavarësisht aludimit në media. Në një lidhje me Skype, Hazizaj tha se Bllako ka qenë tek shtëpia e një miku duke pritur që të dilte vendimi dhe të shkonte të dorëzohej. Ai shtoi se Bllako e ka marrë vendimin rreth orës 04:00 dhe më pas ka dalë nga shtëpia e mikut për tu vetëdorëzuar. 

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: Ku ishte Bllako?

Sokol Hazizaj: Që të kuptosh se ku ishte i mbrojturi prej mjeje duhet marr situata në vijimësi. Po priste tek shtëpia e një mikut të vet për të shkuar vendimi. Doli vendimi shkoi dhe u dorëzua në drejtorinë e policisë Tiranë.

Blendi Fevziu: Ju i dëgjuat lajmet për ikjen e tij, nuk patët asnjë reagim…

Sokol Hazizaj: Kur kam qenë me zotin Hoxha e dëgjuam si lajm publik, nuk janë lajmet ato që shpërndahen në media të vërteta. Duke mos harruar faktin që qysh në momentin që prokuroria ka dorëzuar në kuvend kërkesën për masën e sigurisë unë kam qenë i pajisur me prokurë të posaçme, që e kam dorëzuar pranë prokurorisë së posaçme. Në këto kushte nëse nuk do të gjendej zoti Bllako do të vinin tek unë.

Blendi Fevziu: Pse u dorëzua në orën 4?

Sokol Hazizaj: Në atë moment u njoh me urrdhrin e prokurorisë së posaçme. Nuk e ka marr në orën 15:00, e ka marr në atë moment.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako sokol hazizaj alqi bllako sokol hazizaj

Sondazh

Poll