Aktualitet

Makina e Çalit me GPS, hetuesit kanë në dorë lëvizjet, telefonata e fundit e biznesmenit

4 Prill 2022, 18:34 Nga DOSJA
Makina e Çalit me GPS, hetuesit kanë në dorë

TIRANË– Lëvizjet dhe ndalesat e bëra nga 37-vjeçari Iljaz Çali para se të vritej janë në duart e grupit hetimor. Kjo për faktin se ‘Land Rover’-i që kishte marrë me qira Çali kishte GPS dhe çdo lëvizje monitorohet nga kompania që e ka në pronësi. Biznesmeni i kromit kishte debatuar me dikë vetëm pak çaste para se të ndodhte atentati dhe këtë gjë e ka rrëfyer i vëllai, me të cili ka konsumuar kafe rreth orës 22:00.

“Kemi qenë duke pirë kafe me të deri në orën 22:00 dhe më pas Iljazi është nisur për në shtëpi. Gjatë kohës që pinim kafe, ai ka debatuar vazhdimisht ne telefon me një person,”- ka thënë ai.

I vëllai tregoi dhe dy personat me të cilët kanë pasur probleme, një me inicialet RR.D., që u kishte 1 milionë dollar borxh dhe një tjetër me inicialet I.C., me të cilin kanë debatuar për biznesin e kromit. Kamerat e sigurisë do të zbulojnë më shumë detaje gjithashtu.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll