Aktualitet

Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS-ja e tij fiton 120 mandate në parlament

4 Prill 2022, 08:31 Nga DOSJA

BEOGRAD– Ka përfunduar numërimi i votave në Serbi ku janë shpallur rezultatet përfundimtare kuserbët kanë zgjedhur sërish presidentin Aleksandër Vuçiç, si kreun e tyre të shtetit duke i dhënë edhe një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të vendit. Lista e presidentit serb ka fituar 58,3% për qind të votave, pra më shumë se gjysmën, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve. Sipas këtyre rezultateve, për Vuçiçin votuan mbi 3.4 milion persona. Në vend të dytë ka dalë Zdravko Ponosh me 18.3 për qind, ndërsa në të tretin Millosh Jovanoviç me 6 për qind të votave.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sërish SNS-ja e Vuçiç ka zënë më së shumti ulëset në Kuvend. 250 deputetë janë ndarë në 120 mandate për SNS, 32 për kryeparlamentarin Ivica Daçiç, e kështu me radhë. Nga votimet, Koalicioni i Shqiptarëve ka marrë 0,28 për qind të votave, duke siguruar vetëm një deputet, megjithatë ka dalë shumë më mirë se pakicat e tjera në Serbi.

Ipsos dhe CeSID publikuan të dhënat e mëposhtme:

Por përveç zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, qytetarët sërbe kanë votuar për kryetarin e pushtetit lokal në Beograd, Bor dhe 12 komuna të tjera. Megjithatë duket se numërimi nuk ka nisur ende. Për president të Serbisë qytetarët zgjodhën mes tetë kandidatëve, ndërsa në fletën e votimit kishte 19 lista për zgjedhjen e deputetëve të popullit. Përveç vendvotimeve në Serbi, 77 vendvotime u hapën jashtë vendit, në 34 shtete, ku votuan 39.777 qytetarë serbë. 

Opozita serbe i ka bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020, pasi pretendonte se votimet po zhvilloheshin në kushteve të padrejta. Por dje kanë marrë sërish pjesë, edhe pse humbën. Sipas legjislacionit pozitiv zgjedhor, Republika e Serbisë përfaqëson një zonë të vetme zgjedhore. Mandatet e përfaqësuesve jepen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara. Nëse një parti politike e pakicës etnike nuk e kalon pragun zgjedhor prej 3%, do të zbatohet “pragu natyror”.

ZHVILLIMET NGA ZGJEDHJET NË SERBI: 

Fitorja e Vuçiçit në zgjedhje, Serwer: Rritet mundësia për një marrëveshje Kosovë-Serbi

“Lufta e nxehtë” për Beogradin, SNS-ja e Vuçiç ka 48 mandate, opozita 43, drejt koaliconeve

Fitorja e Vuçiç, Osmani: Nuk ka ndryshim në mentalitetin politik që udhëheq Serbinë

Bieber: Serbia, vendi ku vetë kandidati shpall rezultatet, në emër të partisë në pushtet

Shqiptarët sigurojnë një vend në parlamentin serb, rreth 6 mijë nuk mundën të votonin

Zgjedhjet në Serbi, SNS-ja e Vuçiç siguron 121 mandate në parlament, “zhgënjen opozita”

“Të forcojmë partneritetin strategjik”, Putin uron Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhje

Fitorja e Vuçiç në zgjedhje, DW: Tani duhet të vendosë midis Brukselit apo Moskës

Përfundon numërimi i votave në Serbi, Vuçiç merr mandatin e dytë dhe shumicën e parlamentit

“Serbia është bërë lider rajonal”, Dodik uron Vuçiçin për fitoren e zgjedhjeve

Monitorim i pikave kufitare Kosovë-Serbi për mundësimin e votimit

Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

PAMJET-Nuk përmbahen! Festime me armë në veri të Kosovës për fitoren e Vuçiç, nisin hetimet

Zgjedhjet në Serbi: Ky është rezultati i shqiptarëve dhe i partive të tjera

Shampanjë, tortë dhe bori! Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet në Serbi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll