Aktualitet

FOTOJA- Del nga Trauma Nuredin Dumani, transferohet në spitalin e burgut në QSUT

4 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
FOTOJA- Del nga Trauma Nuredin Dumani, transferohet në spitalin e burgut

TIRANË– Nuredin Dumani, i lënë në masën e sigurisë ‘arret me burg’ për të paktën shtatë vrasje që i rëndojnë mbi shpinë ka lënë spitalin e Traumës. Mësohet se Dumani, nën masa të forta sigurie është transferuar nga Trauma drejt spitalit të bugut në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

AbcNews ka publikuar foton ky shihet se kanë qenë dy grupe të FNSH që kanë bërë transportimin e Dumanit rreth orës 18:35.

Dumani u la në burg nga Gjykata që ia përcolli masat e sigurisë në shtratin e spitalit. Konkretisht akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës janë bërë një dosje) dhe vrasjen e vëllait të armikut të tij Talo Çela, taksisti Bujar Çela. Ai u kap në Papër të Elbasanit ku dhe iu bë atnetat.

Dosja.al raportoi se 39-vjeçari u shit nga të tijët, u dërgua në atë zonë duke u gënjyer se atje do të përballej me Talo Çelën, por në fakt e gjitha ishte një pritë për të ku dhe mbeti i plagosur. Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll