Aktualitet

Asnjë rast me grip shpendësh? Resuli: SPAK të hetojë, sot u mbyll një tjetër pulari

4 Prill 2022, 18:54 Nga DOSJA
Asnjë rast me grip shpendësh? Resuli: SPAK të hetojë, sot u

TIRANË– Sipërmarrësi, eksperti i bujqësisë si dhe kreu i shoqatës “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” Ervin Resuli ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) duhet të marrë nën hetim situatën që po ndodh në lidhje me  gripin e shpendëve. Në një postim në Facebook, Resuli shkruan se Ministrja e Bujqësisë njofton se nuk ka pasur raste të reja me grip shpendësh në Shqipëri, ndërkohë që sot është mbyllur një tjetër stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit. Kjo, për shkak se ka mbetur pa pula prej gripit të shpendëve. Resuli shton se paaftësia e ministres së Bujqësisë Frida Krifca po vë në rrezik jetën e konsumatorëve.

“Kjo që po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpendëve, duhet  të hetohet seriozisht nga SPAK.  Ministria e Bujqesise njofton që nuk ka më raste të reja, ndërkohë që një stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit është mbyllur sot. Kjo vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit, si dhe dëmton rëndë gjithë bizneset, të cilat nuk njoftohen për rastet e reja. Shoqata jonë do të ndermarrë hapa konkretë ligjorë në SPAK, pasi çdo ditë që kalon për shkak të paaftësisë së ministrisë së bujqësisë vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar dhe prodhuesve vendor. ASNJE KOMPROMIS PER KONSUMATORIN. Do ju njoftojme per te rejat ne vazhdim…,”- shkruhet në postimin e tij.

Nga ana tjetër, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifa u shpreh se për kosumatorët shqiptarë është e sigurtë që të konsumojnë mish pule dhe vezë, edhe pse në vend janë shënuar qindra mijëra raste me gripin e shpendëve. Ajo është shprehur se të gjitha pulat e infektuara janë asgjesuar dhe se nuk ka asnjë rrezik që ndonjë prej tyre të shkojë tek konsumatori. Asnjë vatër e re me gripin e shpendëve nuk është regjistruar në Shqipëri prej 31 Marsit. Groposja e më shumë se 500 000 pulave ka përfunduar, ndërkohë që sipas zv/Ministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi, 11 vatra mbeten ende aktive në vend.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi ervin resuli frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll